Kosova U19, miqësore me skuadrën gjermane

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 e drejtuar nga përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, më 9 qershor do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën gjermane Leipzing.

Tubimi i futbollistëve për këtë takim do të bëhet nga ora 13:15 para zyreve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në ditët e zhvillimit të ndeshjes.

Ky takim pritet të luhet në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq. Ramiz Krasniqi ka ftuar për këtë ndeshjes plot 20 futbollistë.

Lista e futbollistëve të ftuar

Betim Halimi (Vll.Pozharanit), Ermal Gashi (Feronikeli), Lorik Arifi Trepça), Ismail Berisha Flamurtari), Rron Statovci (2 Korriku), Edmond Kuqi (Besa), Milot Kamberi (Trepça’89), Fidan Muja (Flamurtari), Albert Dabiqaj (Besa), Jeton Korenica (Rahoveci), Jeton Dushi (Vëllaznimi), Drilon Nuza (Vëllaznimi), Kastriot Mehmeti (Drenica), Florent Hasani (Kosova V.), Ymer Syla (Prishtina), Ardian Ismaili (2 Korriku), Art Krasniqi (Londër), Ardi Basha (Prishtina), Andi Oruqi (2 Korriku), Arbër Qorraj (Deçani). Përzgjedhës: Ramiz Krasniqi.