Kosova mund të luajë me këtë përfaqësuese

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu së bashku me sekretarin e

përgjithshëm, Leart Hoxha dhe anëtarin e Bordit, Arben Fetahu të martën në ora 13:00 do të zhvillojnë një takim me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë (FBM), Petar Naumoski dhe bashkëpunëtorët e tij, raporton ‘borozani’. “Qëllimi i këtij takimi është bashkëpunimi i mundshëm ndërmjet dy federatave në nivel të Përfaqësueseve. Dihet se Kosova do të paraqitet me 6 Përfaqësuese sivjet në gara të FIBA-s dhe për këtë arsye ne duam që gjatë verës të zhvillojmë ndeshje miqësore me Përfaqësueset e rajonit. Të martën do të pritemi nga kryetari Naumoski me bashkëpunëtorë në zyre të Federatës së Maqedonisë  për të diskutuar mundësinë e zhvillimit të miqësoreve me Përfaqësueset e këtij vendi.

Ne shpresojmë se ky do takim do të jetë i frytshëm dhe se kështu do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy federatave”, ka deklaruar Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i FBK-së.