Koscielny pranë rikthimit nga lëndimi

Mbrojtësi francez nuk luan që nga muaji maj.

Laurent Koscielny është kthyer në stërvitje me skuadrën dhe shumë shpejt pritet të jetë i gatshëm për të luajtur.

Ish-reprezentuesi i Francës, kishte pësuar një lëndim në tendinën e Akilit dhe ishte operuar, duke e humbur edhe Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Trajneri Unai Emery tregon se Koscielny është pothuajse gati që të kthehet në fushën e blertë.

“Koscielny po përparon nga java në javë”, ka thënë Emery në konferencë për media në prag të ndeshjes me Sportingun.

“Është shumë afër të kthehet për të luajtur”.

“Jemi të lumtur me të dhe presim që të kthehet për të luajtur pas përfundimit të pushimit të kombëtareve”./KosovaPress/