Konferenca e Kosovës për media

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është duke folur në një konferencë për media drejtpërdrejtKosova do t’i zhvillojë dy ndeshjet në muajin tetor. Miqësoren me Gjibraltarin të enjten në orën 18:00. Takimin kualifikues për Euro 2020 me Malin e Zi të hënën në orën 20:45

Bernard Challandes: Halimi i suspenduar dhe Shala ndoshta nuk do të mundë të luajë. Prandaj do ta shohim se kush do ta zinte atë vend.

Bernard Challandes: Ne do t’i mbesim besnik filozofisë tonë, edhe kur luajmë me ekipe të forta dhe me më pak të forta, do të mundohemi të krijojmë më shumë raste.

Bernard Challandes: Është mundësi për lojtarët ta tregojnë veten dhe ndonjërin prej tyre ta përdorim ndaj Malit të Zi

Bernard Challandes: Duhet ta gjejmë një mesfushor mbrojtës. Kjo ndeshje do ma japë mundësinë ta shoh kë mund ta përdorim ndaj Malit të Zi.

Bernard Challandes: Nëse nuk pranojmë gol, do të ishte lojë e mirë.

Bernard Challandes: Me Gjibraltarin mund ta përmirësojmë lojën ofensive Ne po ashtu duhet te jemi të mirë edhe në aspektin defensivë.

Bernard Challandes: Xhemailin e Kastratin i kemi ftuar për lojën me Gjibraltarin, e më pas të shohim a do të jenë me Malin e Zi apo jo. Mund të shkojnë më herët tek U21. Apo të jenë edhe ndaj Malit të Zi e më pas të shkojnë në Shqipëri për lojën e së martën me U21

Bernard Challandes: Rashica është më mirë. Do të jetë gati për të hënën, nesër nuk do të rrezikojmë. Muriqi po ushtron, Shala sot do të ushtrojë me ekipin. Paqarada e Vojvoda kanë po ashtu lëndime të lehta, por mund të ushtrojnë dhe të jenë gati.

Bernard Challandes: Kemi kundërshtarë të vështirë në grup dhe ishte mundësi e mirë të provojmë diçka tjetër.

Bernard Challandes: Pres që të gjithë lojtarët të jenë seriozë, agresivë dhe ta japin maksimumin sado që janë në fushë. Kush nuk e jep maksimumin, do të ketë telashe. Gjibraltari ka organizim të mirë, trajner të mirë, ekipi lufton, nuk është e lehtë për ne, kanë luajtur mirë kundër Zvicrës dhe Islandës. Në këtë ndeshje mund ta shoh se çka mund të bëjnë disa lojtarë që nuk kanë pasur hapësira. Për mua është e rëndësishme ta shoh formën e lojtarëve para lojës me Malin e Zi.

Bernard Challandes: Loja më Gjibraltarin lojë e mirë, mundësi e mirë. Mundësi e mirë për çdo lojtar. Nuk është miqësore, por mundësi e mirë për t’u përgatitur për Malin e Zi. E respektoj Gjibraltarin, është lojë përgatitore për ne.

Anel Rashkaj: Duhet te jem i fokusuar për çdo situatë, ka ndeshje që mund të luash nga fillimi ose jo. Jam gati në çdo moment, kurdo që më jepet rasti, në çdo ndeshje

Anel Rashkaj: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj Malit të Zi. Nuk duhet ta shohim ndonjë kundërshtar më ulët se ne. Duhet të jemi të fokusuar dhe me këmbët në tokë. Mali i Zi ka lojtarë të mirë, luajnë në Spanjë e Itali, të mos e nënvlerësojmë, ta japim maksimumin, si të luajmë me Anglinë. Duhet ta japim më të mirën, të jemi të kujdesshëm ndaj çdo kundërshtari.