Kombëtarja e Kosovës ofron 25 mijë euro për shoqatën e Halil Kastratit

Kombëtarja e Kosovës vazhdon të bëjë gjëra të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Pasi emociuan të gjithë me rezultatet e fundit në fushën e blertë – stafi dhe lojtarët e kombëtares së Kosovës kanë bërë një gjest të jashtëzakonshëm – por tani jashtë fushave.

Bamirësi i njohur kosovar, Halil Kastrati ka njofuar se kombëtarja e Kosovës i ka ofruar atij 25 mijë euro – me ç’rast këto para do të shfrytëzohen nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, për të ndërtuar një shtëpi.

Postimi i plotë i tij.

Lajm i madh

Kombetarja e Kosoves dhe i gjithe Stafi i saj dhuruan 25 mije euro ne shoqaten tone

Nga ky donacion do te behet nje familje me shtepi te re si dhe do te dhurohet nje Iftar ne kuzhinen tone

Faleminderit te gjithe lojtareve dhe Stafit te Kombetares sone
Suksese dhe Zoti ju shperblefte