Klubi shqiptar që shkroi histori viteve të fundit në hall, lojtarët bojkotojnë stërvitjet

Futbollistët e Skënderbeut nga Korça bojkotuan seancën stërvitore të ditës së sotme në shenjë revolte për rrogat e pa marra.

Bardhekuqtë shkuan në ambientet e stadiumit me shpresën se do të merrnin rrogat, por kjo gjë nuk ndodhi, teksa vendosët që të merrnin sërish çantat dhe të largoheshin duke bojkotuar stërvitjen. Kjo është e çuditshme.

Futbollistët ia komunikuan vendimin trajnerit Daja, i cili u mundua t’i qetësojë, për ata kanë qenë të vendosur duke mos dalë në fushë.