Klopp: Unë po e shikoj Man Cityn, dhe një gjë nuk po mundem ta besoj

Vetëm dy fitore e ndajnë Liverpoolit nga titulli i parë i Premierligës pas pritjes së gjatë 30 vjeçare.

Trajneri Jurgen Klopp po shijon faktin që skuadra e tij është afër këtij suksesi me një avantazh të madh në renditjen tabelare, edhe pse kjo pak po i duket si e pabesueshme.

Liverpool ka grumbulluar 82 pikë në Premierligë, kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund, ndërsa ndjekësi i parë i tyre, Manchester City, numëron vetëm 60 pikë.

Klopp asnjëherë nuk ka fshehur admirimin për Pep Guardiolan dhe lojtarët e Manchester City, teksa i duket e pabesueshme sesi këtë skuadër e kanë lënë prapa tyre me 22 pikë.

“Unë e pash Man City duke luajtur ku mundi Arsenalin, dhe thjesht pyeta veten: Si është e mundur që kemi 22 pikë më shumë se ata”, ka deklaruar Klopp.