Klopp, stërvitja e parë pas lajmit të lamtumirës (FOTO)

Jurgen Klopp nuk do të vazhdojë të jetë trajner i Borussia Dortmund edhe pas këtij sezoni. Lajmi është dhënë nga vetë tekniku gjerman në një konferencë për shtyp të mbajtur pak mesditën e sotme.

Por Klopp është profesionist i vërtetë dhe menjëherë pas konferencës për shtyp shkoi menjëherë në qëndrën stërvitore të klubit për të vijuar stërvitjen normalisht dhe ku pati përballjen e parë me futbollistët pas lajmit të lamtumirës.

Siç shihet edhe në fotot e mësipërme që ju sjell Portali Albeu, futbollistët duken disi të mërzitur nga lajmi i sotëm.

Jurgen Klopp e drejton Borussia Dortmund prej 7 vjetësh ku ka fituar edhe dy tituj kampionë në Bundesligë.