Kjo do të jetë skuadra e re e Ronaldos pas largimit nga Juventus

Cristiano Ronaldo do të përfundojë karrierën në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

Ylli portugez në vitin 2018 për 100 milionë euro u transferua nga Real Madrid te Juventus, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2022.

35 vjeçari nuk synon të zgjat më tepër bashkëpunimin me Juventus, dhe të ardhmen e tij e sheh në MLS, raporton ESPN.

Raportohet se ish skuadra e Zlatan Ibrahimovic, LA Galaxy, mund të sigurojë shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Se Cristiano Ronaldo do ta përfundojë karrierën në MLS, e ka konfirmuar edhe bashkëvendësi i tij, Luis Nani, në një intervistë dhënë së fundi.

Cristiano Ronaldo gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Manchester United dhe Sporting Lisbonë.