Khedira gjobitet për gjestin e tij

Mesfushori i Juventusi, Sami Khedira mund të ndëshkohet për dy ndeshje moslojë, pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen kundër Torinos.

Gjermani është dashur të largohet në fund të derbit “Della Mole”, të cilin e fitoi Juventusi me rezultatin 4-1.

Pas disa zënkave me fjalë me gjyqtarin e ndeshjes, ai u largua nga fusha duke thënë “ky njeri është budalla”.

Kjo sjellje mund ti kushtoj Khediras që të mos luajë në dy ndeshjet e ardhshme, transmeton “Football Italia”. (Tribuna Channel)