KF Llapi dhe qendra fizioterapeutike PRAXIS arrijnë marrëveshje

KF Llapi dhe Naim Ademi, pronar i Praxis Physiotherapy Center kanë arritur marrëveshje që futbollistët të rehabilitohen dhe të kryejnë çdo problem shëndetësor.

Praxis me fizioterapeutët e vet iu ofron masazha futbollistëve si dhe shërbime tjera gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve kampionale.

Tashmë me PRAXIS lojtarët do ndihen më të relaksuar dhe në gjendje gadishmërie përpara sfidave që na presin në edicionin pranveror.