KB Rahoveci aplikon edhe në një garë tjetër ndërkombëtare

KB Rahoveci nuk ka të ndalur. Pas FIBA Euro Cup që pritet të luajë në fazën kualifikuese, ‘Vreshtarët’, tashmë kanë aplikuar edhe për një garë tjetër.

Tashmë synimi i radhës për këtë skuadër është Ballkan Liga.

Kjo garë është e njohur për basketbollin në Kosovë pasi që ndër vite kanë marrë pjesë skuadrat tona.

Madje Prishtina është fituese e dyfishtë e kësaj gare.

Më poshtë njoftimi nga KB Rahoveci:

Bordi i KB Rahoveci ka kënaqësin të ndaj një tjetër lajm të rëndësishëm për qytetin, skuadrën e basketbollin. Pos paraqitjes së parë në FIBA Europe Cup, skuadra jonë ka dorëzuar aplikacionin edhe për pjesëmarrje në Balkan League qe sivjet do të jetë edhe edicioni debutues për Rahovecin.
Pjesëmarrja në këtë lig rajonale rrit edhe me shumë numrin e ndeshjeve ndërsa sivjet edhe siç kemi premtuar do të shohim shumë basketboll në arenën më të në Kosovë.
Ecuria e ndeshjeve në Ballkan League do të bëhet e kordinuar me ndeshjet ne Fiba Europe Cup dhe pas një marrveshje me drejtuesit e ligës, Rahoveci do të vazhdoi garat në Ballkan League me të përfunduar paraqitjet në Evropë, pavarisht fazës se ku ndodhet.
Nuk është vetëm kaq, ka edhe shumëçka në një sezonë të paharruar qe na pret.