Kaq para i kushton Manchester United shkarkimi i Solskjaer

Manchester United do të duhet që ti paguajë 5 milionë funte për ta shkarkuar Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri norvegjez është në presion të rezultateve dhe duhet ti këtë të mira në javët e mbetura pasi që këtë sezon ka pasur rezultate tepër jo stabile.

Ai arriti në vikend një fitore impresive 4-0 në shtëpi kundër skuadrës së fundit në Premier Ligë, Norwich City.

United janë të përkushtuar dhe kanë një plan afatgjatë, me Solskjaer si timonier për ti udhëhequr ata drejt majës.

Mësohet se familja Glazers janë të lumtur për punën që ai po bën me lojtarët e rinj dhe që po i mbështet atë.

Por, kjo duhet të ndryshojë nëse Djajtë e Kuq vazhdojnë me rezultate të ndryshme dhe poqëse nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi do ti kushtonte pronarëve rreth 5 milionë funte nëse ata e shkarkojnë në javët në vazhdim,

Kompensimi për Jos Mourinho, Loius Van Gaal dhe David Moyes në total është 40 milionë funte dhe kjo bën që bordi të hezitoi.

Kjo shumë përfshin afër 20 milionë funte për trajnerin e Spurs, 8.5 milionë për holandezit dhe 5 milionë për tani trajnerin e Ëest Hamit.

Skuadra nga Old Trafford tashmë i bën llogaritë mirë pasi që po e shikon çdo cent se ku e shpenzon, në mënyrë që të jetë konkurrentë me rivalët e tyre në Liverpool dhe Man City të cilët pritet të kenë të ardhura të mira këtë vit.

Solskjaer fiton 5 milionë euro pagë vjetore në Old Trafford me bonuse ekstra.

46 vjeçari merrte 400 000 funte në vit në Molde, por aty ishte më shumë për arsyeje tjera se sa për para.

Tani, Solskjaer pritet që të përballet me Liverpool pasi që skuadra e re e demoloi Norwichin të shtunën.

Ai ka skuadrën që është më e reja por edhe më pa stabilja, e megjithatë auzon të tjerët që nuk i trajtojnë ata njëjtë si Liverpool.