Kante kërkohet nga PSG

Futbollisti francez mund t’i bashkohet PSG-së gjatë verës.

Paris Saint-Germain shënjestron objektivin e radhës në afatin kalimtar të verës.

Është N’Golo Kante i Chelsea një prej emrave më të pëlqyer në shtëpinë e klubit parisien.

Sipas “Le10Sport”, klubi i Nasser Al-Khelaifi e dëshiron mesfushorin pasi e konsideron zëvendësuesin ideal të Thiago Motta.

26-vjeçari është lojtari i parë që ka fituar dy tituj radhazi të Premier Ligës me dy  skuadra të ndryshme.

Kante ka spikatur edhe më shumë që pas transferimit te “Blutë” nën drejtimin e Antonio Conte, me PSG që tashmë e ka kthyer në një synim kryesor në afatin kalimtar veror.