Kane godet Realin, preferon kalimin në Manchester United

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është i gatshëm ta shikojë ofertë nga Manchester United.

Sipas mediave britanike, ylli i ‘Spurs’ është duke e menduar të bashkohet me ‘djajtë e kuq’ verën që vjen, raporton KosovaPress.

Kane prej kohësh është duke u kërkuar nga Real Madridi, por mësohet se lojtari preferon kalimin në ‘Old Trafford’.

Krerët e Tottenhamit thuhet se janë duke përgatitur ofertën e re për lojtarin që më rritje të dyfishtë të pagës, por duket se reprezentuesi i Anglisë pëlqen transferimin në skuadrën e Jose Mourinhos.