Kagawa do të largohet nga Dortmundi, drejt transferimit në Ligue 1

Mesfushori japonez do t’i jap lamtumirën ekipit të Borussia Dortmund.

Shinji Kagawa është plotësisht jashtë planeve të Lucien Favre te Borussia Dortmund, teksa drejtuesit i kanë gjetur një ekiptë ri për japonezin.

Mësohet se është arritur marrëveshja me Bordeaux për huazimin e 29-vjeçarit deri në korrik, me të drejtë blerjeje, ndërsa francezët do të mbulojnë plotësisht edhe pagën e Kagawas.

Ky i fundit ende nuk ka dhënë miratimin e tij, pasi preferon kalimin në Spanjë ose në Angli, por duket se zgjidhja më e mirë do të jetë Bordeaux, që beson te aftësitë e mesfushorit.