Kaçe rrëfen golin “alla Messi”

Ergys Kaçe shënoi direkt nga goditja e lirë një gol fantastik në minutën e 83-të duke i dhënë fitoren PAOK-ut jashtë fushe ndaj Kerkyras. Mesfushori shqiptar dha një intervsitë për “NOVA” në Greqi.

Çfarë do të thotë ky sukses?

Sot gjetëm psikologjinë e duhur. Kishim disa muaj me rezultatet të këqija dhe për fat sot fituam për të pasur një vazhdimësi të mirë.

Cili është komenti për golin që shënove?

Fitorja ishte thelbësore dhe jo goli. Kështu e ndjej unë. E kishim më të vërtetë nevojë pasi mbetëm me dhjetë lojtarë. Ani kemi dhe tri ndeshje për të shkuar mirë në ‘play-off’.

Çfarë do të thuash për paraqitjen e sotme?

Këtë javë trajneri me vendosur dhe bëra shumë faulle. Do të përpiqem më të vërtetë të kem vazhdimësi dh të jap më shumë në lojën time.

Çfarë mendove në çastin kur do të ekzekutoje faullin?

E vetmja gjë që kisha në mëndje ishte të kaloja topin sipër murit.

Por për sezonin tënd të vështirë?

Gjatë vitit 2015 kam bërë shumë gabime. Edhe karton të kuq mora, mora dhe kartonë që nuk duhet t’i merrja. Këto janë mësime për mua. Sa rritemi, mësojmë./Sportal.al