Ka ndërruar jetë themeluesi i Flamurtarit

Lajm i zi për Flamurtarin e Prishtinës. Themeluesi i këtij klub, Fehmi Prapashtica, ka ndërruar jetë të mërkurën.

Varrimi i të ndjerit është bërë të enjten në varrezat e qytetit në Prishtinë. Kujtojmë se Prapashtica ka dhënë kontribut të pashoqë në futbollin e Kosovës, duke e bërë Flamurtarin një ndër klubet më me zë në futbollin e Kosovës.

Stafi i Gazetës Tribuna i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Prapashtica.