Juventus dëshiron ta shesë, tifozët bëjnë bllokadë “Gonzalo qëndro me ne”

Gonzalo Higuain nuk është harruar nga tifozët e Juventus, pavarësisht se qendroi vetëm një sezon me fanellën bardhezi. Mënyra si argjentinasi u afrua tek bardhezinjtë dhe performancat e bëra në Torino kanë bërë që Pipita të jetë ndoshta problem për drejtuesit e klubit që kërkojnë të shesin, por jo për tifozët që e kanë pritur me ovacione në ditën e parë të grumbullimit të Juventus në Continassa

Askush më tepër se Higuain nuk ka tëhequr vëmendjen e tifozëve, në shfaqjen e parë të skuadrës së Maurizio Sarri. Natyrisht kanë munguar Cristiano Ronaldo, Matuidi e të gjithë të impenjuarit në Kupën e Afrikës, por në momentin kur mbërriti Higuaini, nisën duartrokitjet dhe kori “Qëndro me ne Gonzalo”…