Juve përmbyse Tottenhamin për tre minuta në një sfidë të çmendur, Baseli befason Cityn

Juventusi ka bërë një rikthim sensacional në përballje me Tottenhamin.

Kampionët e Italisë janë kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi që sonte në “Wembley” mundi Tottenhamin, me rezultat 1-2, në ndeshjen e kthimit të 1/8 e finales së elitës së futbollit evropian, derisa ndeshja e parë ishte mbyllur baras 2-2.

Përballja e kthimit mes skuadrës angeze dhe asaj italiane, ka dhënë një sfidë të çmendur. Son (39’) ndezin “Wembleyn”, duke kaluar Tottenhamin në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Drama e kësaj ndeshje të madhe u zhvillua në fraksionin e dytë. “Zonja e Vjetër” vetëm brenda tre minutave tregoi se nuk është rastësisht në mesin e skuadrave të mëdha evropiane. Torinezët përmes Higuian (74’) fillimisht barazuan shifrat në 1-1, kurse, tre minuta më vonë Dybala hesht “Wembelyn”, duke kaluar Juventusin në epërsi prej 1-2, rezultat ky që çon Juven në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, transmeton KosovaPress.

Ndërkaq, në takimin tjetër të natës se sontem, Baseli i Taulant Xhakës e Ajetit, ka befasuar Manchester Cityn, duke e mundur midis “Etihad Stadium”, me rezultat 1-2, megjithatë, është skuadra e Pep Guardiolës ajo e cila kalon në rundin tjetër pas fitores në lojën e parë prej 4-0.