Juve e Milan po e monitorojnë situatën e Florenzit tek Roma

AS Roma dhe anësori Florenzi akoma nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

Sipas mediave italiane, palët janë në negociatat te vazhdueshme, por ende nuk ka lëvizje konkrete në këtë drejtim, raporton KosovaPress.

Ndërkohë, Juventusi dhe Milani, dy klube të mëdha italiane, janë duke e përcjell me kujdes situatën e Floreznit tek romakët.

Raportohet se “Zonja e Vjetër” dhe ‘Rossonerët’ janë të interesuara për lojtarin të cilin synojnë ta blejnë verën që vjen.