Ju flasin kampionët, një nga një

Basketbollistët e Prishtinës, të cilët mbrëmë e fituan Ligën Ballkanike, kanë arritur sonte në Ptrishtinë, ku janë pritur nga mira tifozë në sheshin “Zahir Pajaziti”. Të gjithë një nga një u ngjiten në skenë dhe u folën për suksesin e arritur.

Më poshtë janë deklaratat e të gjithë basketbollistëve, duke filluar nga i pari që u ngjit në skenë, amerikani Hulls e deri te i fundit, kapiteni Edmond Azemi i cili u ngjit me trofeun në duar.

 Hulls

“Faleminderit Prishtina. Faleminderit që keni qëndruar prapa ndesh. Këtë sukses e ndajmë bashkë me ju”

Leonard Mekaj

“Shumë po më vjen marre po ju dua shumë”

Demontez Stitt

“Faleminderit për mbështetjen e madhe që keni treguar. Ju dua të gjithëve”

Julius Coles

“Ju dua të gjithëve që na keni përkrahur vazhdimisht. Fora Prishtina.

Edin Bavcic

“Faleminderit për mbështetjen. Kemi pasur një sezon të mirë, kemi pasur tifozë të mrekullueshëm dhe kjo na ka ndihmuar shumë që të fitojmë Ligën Ballkanike”

Mërgim Jakupi

“Faleminderit që na keni përkrahë dhe na keni dhënë zemër”

Dardan Berisha

“Faleminderit Prishtinë, faleminderit Plisa. E kam një pyetje për të gjithë, kush është më e mira?”

Bojan Trajkovski

“Faleminderit Plisa, faleminderit Prishtina. Është e arritura më e madhe për mua në basketboll dhe për këtë sukses i falënderoj të gjithë”

Driton Bajrami

“Urime Prishtinë, urime Plisa. Faleminderit për përkrahjen”

Julian Mavunga

“Prishtinë ti je kampion. Ju dua Prishtina”

Marjan Ilievski (trajner)

“Të jesh trajne dhe tifozë i Plisave është diçka e madhe. Të jesh trajner në Prishtinë, është diçka e madhe. Ju dua të gjithëve”

Edmond Azemi

“Jam mbet pa fjalë çfarë atmosfere e keni bërë. Kjo ka qenë ëndrra ime. Çka po doni më, ju kam premtuar për kete trofe”