Joshua – Ruiz? Luan Krasniqi tregon fituesin

Për boskerin më të madh shqiptar, Luan Krasniqi, Anthony Joshua do të triumfojë ndaj Andy Ruiz në sfidën për titullin e botës në peshat e rënda në boks.

Revanshi mes Joshua dhe Ruiz do të ndodh më 7 dhjetor në Arabinë Saudite.

Boksieri anglez do të kërkojë të rikthej rripat e humbur nga meçi i fundit me Ruiz.

Krasniqi në një postim në rrjetet sociale ka thënë se Anthony Joshua do të largohet nga ringu si fitimtar.

“Unë mendoj se Anthony Joshua do të largohet nga ringu si fitues. Megjithatë, është e rëndësishme që ai të boksoj mençur dhe të kontrollojë ndeshjen”