Joshua parashikon fituesin e mundshëm nga Fury-Wilder II

Anthony Joshua ka dhënë disa komente para revanshit të madh mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Pak ditë para duelit të shumë pritur mes Fury dhe Wilder, ku do të kontestohet titulli i kampionit të WBC, disa komente ka dhënë edhe britaniku Anthony Joshua.

Joshua ka bërë një analizë për ‘Sky Sports News’, ku ka parashikuar edhe fituesin e mundshëm për këtë duel të madh. AJ ka favorizuar Fury, duke dhënë edhe disa arsye për këtë qëndrim të tijin.

“Kalimi tutje i Wilder do të ishte më i mirë, pasi njerëzit duan një duel të tijin kundër meje. Por, mendoj se Fury do të fitojë. Wilder për të fituar duhet ta nokautojë Furyn, dhe ai nuk mundi ta bënte një gjë të tillë në herën e parë” ka thënë Joshua.

“Për të fituar Fury, ai mund ta lëndojë Wilderin, ose ta mposht me pikë. Fury ka më shumë në arsenalin e tij, për këtë arsye favorizojë atë. Fury mund të godasë. Ai është i nënvlerësuar për goditjet, por kjo penalizon” shtoi britaniku.

“Wilder nuk është ndër boksierët më të mirë, por ka një të djathtë – dhe nëse shmang atë të djathtë, ti e mposht atë” ishin fjalët e AJ.

Joshua është në pritje të fituesit të Fury-Wilder II, për duelin që unifikon titujt e kampionit.