Jon Jones reagon pas kritikave të marra në fitoren kundër Reyes

Kampioni i UFC, Jone Jones, ka reaguar pas kritikave që erdhën në drejtim të tij për fitoren e së shtunës, të arritur kundër Dominic Reyes, me të cilën mbrojti titullin kampion.

Kampioni i botës në kategorinë gjysmë të rëndë të UFC mori kritika nga tifozët sipas të cilëve nuk e meritonte fitoren kundër Dominic, por ishin juria ata që e favorizuan amerikanin.

Këtyre zërave u është përgjigjur Jones, me një postim në llogarinë e tij private në rrjetin social ‘Twitter’.

“Në vend se të kontestoni fitoren time, shikojeni gjendjen fizike të Dominic”, shkroi Jones në ‘Twitter’.

“Më bëhet qejfi se sa herë unë ndeshëm me dikë, të gjithë bëjnë tifo për kundërshtarin tim”, shtoi amerikani.

Kujtojmë se Jon Jones është momentalisht më i miri në UFC, në kategorinë e tij, ku vazhdon ta mbrojë titullin e kampionit.