Jean Todt: Schumacher po i shikon garat e djalit të tij nga shtrati

Ish shefi i Ferrarrit, Jean Todt, ka deklaruar për RTL e Francës se Michael Schumacher po ndjek karrierën e djalit të tij, Mick, i cili duhet të konfirmohet si shofer e Formula 1 këto ditë.

“Mick ndoshta do të jetë në Formula 1 vitin e ardhshëm. Të gjithë janë të ngazëllyer që do të kenë një Schumacher tjetër në pistë dhe pse nuk do të jetë pistë e lehtë për të”, ka deklaruar Todt.

Mick Schumacher, i cili mbush 22 vite në mars, dhe aktualisht po garon në Formula 2.

“Sigurisht, ai po e shikon nga shtrati. Sa për shëndetin e tij, unë do të rezervohem. E shoh një ose dy herë në muaj dhe mund të them se ai ende po lufton”.

Michael Schumacher u lëndua rëndë në dhjetor të vitit 2013 derisa po skijonte në Francë.