Japonia pret Botërorin e Klubeve në 2015 e 2016

Pas 3 vjetësh, Kupa e Botës për Klube do të rikthehet në Japoni, ku do të zhvillohen dy edicionet e ardhshme, pra ai i këtij viti dhe i vitit të ardhshëm. Duke njoftuar vendimin e FIFA-s, sekretari i përgjithshëm Jerome Valcke tha se Japonia ka dëshmuar në të shkuarën se është një organizatore e shkëlqyer dhe e suksesshme e aktiviteteve të tilla.

 

Nga viti 2005, vendi aziatik ka pritur 6 edicione të Botërorit të Klubeve, me përjashtim të atij të vitit 2009 që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe dy të fundit që u morën përsipër nga Maroku. Kampionati ndërkontinental për klube përmblesh në një garë të përbashkët skuadrat që kanë dalë kampione nga 6 konfederatat e FIFA-s, pra nga Europa, Azia, Africa, CONCACAF-i, Oqeania dhe Amerika e Jugut. Formati i këtij turneu parashikon që edhe vendi organizator, pra Japonia për këto dy edicione, do të prezantohet me një skuadër në Botërorin e Klubeve që këtë vit do të luhet në datat 10-20 Dhjetor.