Jam shumë e lumtur, nuk e kam pritur që do fitojë medalje

Xhudistja e re, Loriana Kuka ia ka sjell edhe një medalje Kosovës, pasi ka fituar të bronztën në Minsk të Bjellorusisë.

Pas dy medaljeve të fituara në ditën e shtunë, Kosova ka shtuar edhe një medaljes dje (e hënë) në Lojërat Evropiane.

Xhudistja jonë mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pas ballafaqimit garuesja jonë ka folur për RTK-në duke dhënë se nuk e kishte pritur që të merr ndonjë medalje.

“Kam pritur që do ta zë vendin e pestë ose të shtatë, por jo medaljen e bronztë. Fitorja në finale, moment i veçantë”, ka thënë ndër të tjerash Kuka.

Ndryshe, medalje të artë ka fituar Majlinda Kelmendi ndërsa të argjendtë, Nora Gjakova.

 

Intervista e Loriana Kukës dhënë RTK-s pas medaljes së bronztë në LE Minsk 2019

"Kam pritur që do ta zë vendin e pestë ose të shtatë, por jo medaljen e bronztë. Fitorja në finale, moment i veçantë", Loriana Kuka për RTK.#Minsk2019 #TeamKosova

Publiée par Kosovo National Olympic Committee sur Lundi 24 juin 2019