Ja sa gola janë shënuar deri me tani në Superligë

Sezoni 2014/2015 është më i suksesshëm se sa ai i vitit të kaluar për sa i përket golave të shënuar deri pas xhiros së 32-të.

Saktësisht, 11 gola janë shënuar më shumë në këtë kampionat deri në këtë periudhë, transmeton Gazeta Tribuan.

Në sezonin e kaluar, pas 192 ndeshjeve të luajtura, ishin realizuar saktësisht 423 gola, ndërkaq në këtë sezon, janë shënuar 434 gola.

Skuadra më efikase deri me tani është Trepça ’89 me 51 gola të shënuar, ndërkaq sulmin më të dobët e ka Trepça me vetëm 17 gola të realizuara.

Deri në fund të kampionatit ka mbetur vetëm edhe një javë.

Në kampionatin e kaluar pas 33 javëve, ishin shënuar 443 gola, pra duhen edhe dhjetë gola të realizohen në javën e fundit, për ta tejkaluar shifrën e vitit të kaluar./Gazeta Tribuna/