Ja çfarë dënimi e pret Khabib, e zbulon kreu i UFC-së

Pas skandalit në UFC, Khabib Nurmagomedov mund të marrë një dënim të rëndë.

Luftëtari i arteve marciale, Khabib Normagomedov është personi më i përfolur në rrjetet sociale, pas fitores ndaj Conor McGregorit.

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë për “TMZ” se Komiteti Sportiv i Shtetit të Nevadas (NSAC) është duke bërë një hetim dhe planifikon t’i mbajë dy milionë dollarët e Khabibit.

“Ai do ta mbajë titullin e tij. Dhe do të pezullohet. Ndoshta mund ta pezullojnë nga katër deri në gjashtë muaj”, citohet të ketë thënë presidenti White.

“Dëgjoni, tani për tani (NSAC) ia ka mbajtur të gjithë përfitimin (prej dy milionë dollarësh) dhe po flitet se duan ta mbajnë të tërin. Unë nuk mendoj se kjo duhet të ndodhë. Nuk duhet t’ia mbajnë të gjitha paratë. Mendoj se duhet t’i marrin 250 mijë dollarë nga ai”, ka thënë më tej i kreu i UFC-së.