Këto janë batutat e Xavit për Pirlon

Mesfushori i Barcelonës XaviHernandez ka qënë protagonist i një interviste të gjatë dhënë “La Gazzetta dello Sport”, në vigjilje të finales së madhe të Champions League kundër Juventusit.

Legjenda blaugrana ka komentuar ekipin e Massimiliano Allegrit dhe ka thënë disa fjalë për mikun e tij Andrea Pirlo.

“Është një talent i mrekullueshëm, një mrekulli ta shohësh, jam fan i tij. Për mua ka qënë gjithmonë lojtari më i mirë në Itali. Ka qënë përherë pikë referimi, lojtari në të cilin të tjerët identifikoheshin. Pirlo ka thënë se do të largohet nëse fiton? Atëherë, për të mirën e futbollit, humb”, ka thënë Xavi.