Ja 5 miliarderët kinezë që duan Milanin (FOTO)

Një tjetër grup sipërmarrësish kinezë del në skenë për të blerë pjesën më të madhe të aksioneve të Milanit. Sipas mediave italiane, pas Bee Taechaubol e Richard Lee, shoqëria e drejtuar nga Fu Yixiang, zëvendëspresident i Dhomës së Tregtisë, Itali-Kinë, ka kërkuar që të nisë bisedimet me presidentin Silvio Berlusconi.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai ka bërë me dije se përfaqëson një grup biznesmenësh por nuk zbuloi identitetin e tyre pasi çështja nuk është bërë ende zyrtare. Ai shtoi se nëse operacioni mbyllet me sukses, objektivi i parë është rritja e menjëhershme e numrit të tifozëve në “San Siro” për të siguruar sa më shumë të ardhura që më pas do të përdoren për merkaton.

Përsa i përket ecurisë së bisedimeve me dy sipërmarrësit e tjerë aziatikë, “Corriere Dello Sport” thekson se asgjë nuk ka ndryshuar pasi presidenti Berlusconi kërkon kohë për të vlerësuar të gjitha alternativat.

Problemet më të mëdha i ka shoqëria e tajlandezit Mr.Bee, e cila ka probleme me besueshmërinë e letrave që ka paraqitur në Milanello.

Kompania “Fininvest” që përfaqëson klubin kuqezi nuk ka dalë ende me një komunikatë zyrtare dhe kjo ka bërë që mediat italiane të aludojnë për shumë emra kandidatë për të marrë presidencën e klubit që po vuan mungesën e likuiditetit.

 

Ren Zhengfei – pronar i kompanisë Huawei, lider në telekomunikacion

Jonathan Lu – pronar i “Alibaba”, kompani lider në tregtinë elektronike

Zong Qinghou – Wahaha Group, Coca-Cola kineze. Njeriu i 86 më i pasur në botë

Wang Jianlin – Wanda Gropu dhe Infront. Ka kompaninë më të madhe imobilare në Kinë.

Fu Yixiang – zëvendëspresident i Dhomës së Tregtisë Itali-Kinë