Ismet Munishi “godet” përsëri FFK-në

Ismet Munishi vazhdon me kritikat drejt Federatës së Futbollit të Kosovës, duke e quajtur kësaj here këtë organ si totalisht të paaftë.

“Federata është thjesht e paaftë, ku punojnë shumë njerëz të paaftë. Fadil Vokrri vazhdon me sundimin e tij, ku i ka bërë tri klube që i mbanë afër, duke ju bërë vazhdimisht premtime se do t’i bëjë kampion”, deklaroi Munishi në emisionin sportiv “Arena” në “Tribuna Channel”.

Ai theksoi përsëri që Besa është skuadra më e ndihmuar në Kosovë, duke paralajmëruar gjithashtu një plan që së shpejti do t’ia prezantojë FC Prishtinës, për të marrë postin e drejtorit sportiv./Tribuna Channel/