“Ishte gabim, Bayerni nuk duhej shitur Shaqirin”

Ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, gjuan një lumë akuzash për Bayern Munichun. Ai thotë se klubi bavarez nuk është dashur ta shes Xherdan Shaqirin në Inter.

“Është shumë e rëndësishme të kesh një xhoke, i cili mund të luajë një rol krucial në ndeshje të rëndësishme. Shikojeni tash, Ribery është i lënduar, dhe Shaqiri do të ishte ideal pas dy sulmuesve. Ai do të ishte një hap para për çdo dështim”, ka thënë Hitzfeld për ‘Blick’.ch, transmeton Gazeta Tribuna.

“Shaqiri do të ishte lojtar ideal. Largimi i tij ishte gabim për bavarezët. Largimi i tij ndodhi shumë shpejt dhe Pep (Guardiola), gjithmonë e bënë grushtin dhe e fut në xhep. Tek tani mund ta shihni se çfarë presioni ka ai”, shtoi Hitzeld. (Gazeta Tribuna)