Ish-ndihmësi i De Biasit te Shqipëria, trajner i Livornos

Tashmë është zyrtare, Paolo Tramezzani merr drejtimin e Livornos në Serinë B. Ish-ndihmësi i Gianni De Biasit në Kombëtaren Shqiptare zë vendin e lënë bosh nga Roberto Breda, që u shkarkuar nga presidenti Preziosi pas humbjen 2-0 me ndaj Spezias.

Trajneri nga Treviso pagoi faktin që në katër javët e fundit kishte grumbulluar vetëm një pikë, duke rrëshqitur në vendin e fundit.
Pasuesi i tij, Tramezzani, e nisi punën si trajner pikërisht te kuqezinjtë, bashkë me De Biasin në vitin 2012, ndërsa në vitin 2016 drejtoi Luganon e më pas Sionin në Superligën e Zvicrës.

Në vitin 2018 u shpall kampion i Qipros në krye të Apoelit. Tramezzani do të prezantohet më 13 dhjetor, ora 12:30.