Inter nuk mund ta përballojë çmimin e Vidal

Inter duket se nuk do ta ketë të mundur blerjen e Arturo Vidal.

Tash e një kohë flitet për një kalim të mundshëm të Vidal drejt Inter, por ky transferim vështirë se mund të komplikohet.

‘Calciomercato’ bën të ditur se Inter nuk do të takojë çmimin e kërkuar nga Barcelona, për shërbimet e Vidal.

Ish mesfushori i Juventus pëlqehet shumë nga Conte, por duket se skuadra nga ‘Camp Nou’ kërkon një shumë të lartë për të.

Një nga alternativat për Vidal është Ivan Rakitic. Barca raportohet të jetë e interesuar që të inkuadrojë në bisedime edhe Stefano Sensi.