Iniesta ka vendosur të largohet nga Barcelona

Ikona e klubit katalanas pritet të largohet përfundimisht nga Camp Nou.Andres Iniesta ka vendosur t’i jap lamtumirën Barcelonës në fund të këtij stinorit.

Don Andres mund ta zyrtarizojë largimin nga Barça qysh këtë fundjavë, pikërisht pas finales së Kupës së Mbretit me Sevillan, që do të zhvillohet të shtunën.

E ardhmja e një prej futbollistëve më të mirë në historinë e Barcelonës pritet të jetë në Kinë, ku i kanë ofruar para të majme. Mësohet se atij i është ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë 30 milionë euro në sezon.

Sipas Marcas, klubet e interesuara për shërbimet e tij janë Tianjian Quanjian dhe Chongqing Dangdai, ndërsa “El Mundo Deportivo” nuk citon emra skuadrash, por këmbëngul në faktin se mesfushori ka kohë deri më 30 prill për të informuar klubin me të cilin e lidh një kontratë përjetë.