Immobile: Sa mirë kuptohemi me Anderson dhe Alberton

Ciro Immobile, sulmuesi i Lazios, është shprehur shumë i lumtur që skuadra e tij është kualifikuar në 1/8 e finales së Europa League.

Lazio eliminoi Steauan, duke e mundur të enjten mbrëma më rezultat të thellë prej 5-1, ndërsa Immobile shënoi het-trik.

Ai thotë se skuadra  e tij bëri lojë të madhe. Immobile thekson se është i kënaqur me partnerët e tij në sulm Anderson dhe Alberton.

“Më në fund e kaluam momentin e vështirë. Sa mirë kuptohemi me Anderson dhe Luis Alberton”, ka thënë Immobile.