I mjaftuan vetëm 35 sekonda për të triumfuar në finale, Kelmendi e artë në Tel Aviv

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grandt Prixin që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit, pasi ka mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen.  

Kampionia Olimpike e Rio 2016 dhe ish-kampionia e botës, Majlinda Kelmendi u kthye në garat ndërkombëtare në fund të vitit 2018 me një medalje të argjendtë në Grand Slam Abu Dhabi dhe medalje ari në Grand Prix Tashkent.

Megjithatë, ka nisur mirë edhe garat e vitit 2019, pasi është stolisur me medalje në Grand Prixin e Tel Avivit.