Humbja ndaj Romës, ndeshja e fundit për Iniestan

Ndeshja kundër Romës, mbrëmë të cilën Barcelona e humbi me rezultat 3 me 0, rezultat i cili i eliminoj ekipi katalunas nga Liga e Kampionëvë këtë vitë, ka shumë mundësi që të jetë ndeshja e fundit për spanjollin Iniesta.

Andres Iniesta dje luajeti për 81 minuta duke pasur një paraqitje relativisht të mirë, por e cila bie poshtë pas eliminimit nga skuadra romake , raporton KosovaPress.

I pyetur nga mediat se a është kjo ndeshja e fundit e spanjollit në kuadër të Ligës së Kampionëve ai u përgjigjë shumë shkurtë;

“Ndeshja ime e fundit në Ligën e Kampionëve? Ndoshta po”, u shpreh 33 vjeçari spanjoll.

Andres Iniesta është pjesë e klubit të Barcelonës që nga viti 2002 dhe ky pritet të jetë sezoni i fundit te blaugranët për mesfushorin spanjoll.