“Higuain kurrë nuk ka kërkuar të largohet”

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka thënë se Gonzalo Higuain “kurrë nuk ka kërkuar që të largohet. Ai duhet të vendos për ta zgjedhur këtë problem”
Pyetja e parë që ju bë sot në konferencë për shtyp trajnerit të Milanit ishte ajo për Gonzalo Higuain dhe arsyen se pse nuk është ftuar në ndeshjen kundër Juventusit në SuperKupë dhe se a është duke u larguar ai për në Chelsea.

“Vendimet i marrë në atë se si stërviten lojtarët gjatë javës dhe si punojnë me ta stafi dhe bashkëlojtarët e tyre”, ka thënë Gattuso në konferencën për shtyp.

“Në këtë moment, me duhet ti përsëris të njëjtat fjalë: ka pasur shumë thashetheme, por Higuain po stërvitet mirë, po punon me të gjithë dhe është në dispozicionin tonë”.

“Ne do ta shohim nesër a do të luaj ai apo jo. Ai duhet të vendos çfarë të bëj, si ta zgjidh këtë problem, por për momentin ai po stërvitet si një profesionist i vërtetë. Ne do të shohim”.

“Nëse ai luan, është sepse unë e shoh në formë të mirë dhe të relaksuar. Edhe pse ai është një aktor i mirë apo është mirë më skuadrën dhe gjithmonë bisedon dhe bën humor me shokët e skuadrës”.

“Pajtohem që pasi humbi penalltinë dhe u ndëshkua me të kuq kundër Juventusit, ndodhi diçka në kokën e ti. Ne do ta shohim nesër. Siç thashë, nuk është lehtë për një trajner që të ndryshon idenë për një lojtar, kështu që duhet të koncentrohem për të zgjedhur formacionin më të mirë për këtë ndeshje dhe në të te jenë lojtarët më të mirë që ne kemi”.

“Dëshiroj që të theksoj që Higuain kurrë nuk me ka thënë se dëshiron të largohet. Unë po e pres këtë”.