Hazard është ambientuar shpejt të Reali, shokët e skuadrës në ‘telashe’ me driblimet e belgut

Eden Hazard është ambientuar më shpejt se që është menduar tek skuadra e tij e re, Real Madridi.

Ylli belg është njëri nga transferimet më të mëdha në këtë afat kalimtar të verës.

Transferimi i tij te Real Madridi është pritur me shumë skepticizëm pasi Hazard do të duhet të zëvendësoj Cristiano Ronaldon, i cili u transferua te Juventusi vitin e kaluar.

Megjithatë, Hazard ka arritur të tregojë vlerat e tij dhe të ambientohet shpejt tek klubi mbretëror nga Santiago Bernabeu.

Një video e postuar në Twitter ka filluar të bëjë bujë të madhe me formën e treguar dhe cilësitë e sulmuesit belg në javën e parë si lojtar i Realit.

Hazard shihet teksa me driblimet e tij po iu bënë shumë telashe bashkëlojtarëve të tij, teksa nuk mungojnë as golat.

Kjo formë e Hazardit po shihet në përgatitjet para-sezonale të Real Madridit, ndërsa ndeshja e parë e tij me Mbretërit do të jetë më 20 korrik.