Habit ylli i tenisit: E pashë një vajzë seksi në tribunë dhe humba përqendrimin

Në Gjenevë të Zvicrës po zhvillohet turneu Laver Cup për meshkuj në tenis. Në ditën e dytë u luajt ndeshja midis Roger Federer dhe Nick Kyrgios, sfidë e fituar 2-1 nga zvicerani.

Në momentin që u mbyll një “game”, Kyrgios afrohet në stolin e skuadrës së tij dhe sqaron një episo mjaft interesant, që i ka bërë të gjithë të qeshin.

 “E humba përqendrimin, pasi pashë një femër vërtet shumë seksi mes turmës. Dua të jem i ndershëm, jam gati të martohem me të që tani. Në këto momente”, tha Kyrgios, 24 vjeç.