Guardiola zbulon: De Bruyne e Sane ishin në ‘radarët’ e Bayern Munich

Pep Guardiola ka konfirmuar se dy nga mesfushorët e tij ishin të kërkuar në Bayern Munich.

Javën e kaluar u raportua se Kevin de Bruyne, Leroy Sane dhe Ilkay Gundogan ishin në “radarët” të ‘bavarezëve’.
“Gjatë kohës sime në Bayern, ne ishim të interesuar për Leroy Sanen dhe Kevin De Bruyne, por Sane nuk ishte gati të ndryshonte dhe Bayern nuk ishte i gatshëm të paguante një shumë të madhe për De Bruyne”, tha Guardiola.

Përsa i përket qasjes së Bayernit për transferimin e politikave të klubit, Guardiola deklaroi se ishte “shumë i veçantë”.

“Kishte gjithnjë takime të mëdha dhe pastaj u merreshin vendimet”, shtoi ai.