Guardiola në kërkim të një mesfushori defensiv dhe një mbrojtësi të majtë

Pep Guardiola ka etiketuar dobësitë e ekipit të tij dhe tani i ka të qartë objektivat e transferimeve për afatin kalimtar të verës.

Trajneri spanjoll nuk ka gjasa të mirëpresë ndonjë fytyrë të re në skuadrën e tij në janar, por kampionët e Ligës Premier po marrin parasysh transferimet e verës.

Kështu, Guardiola dhe drejtuesit e Cityt tashmë kanë etiketuar objektivat të cilët do t’i synojnë për t’i transferuar në Etihad.

Një mesfushor me tipare mbrojtëse është prioritet i klubit, pasi në atë pozitë ka mbetur vetëm Fernandinho dhe klubi dështoi në verë ta transferojë Jorginhon.

Përveç kësaj, Guardiola është në ‘gjah’ edhe për një mbrojtës të krahut të majtë, pasi Benjamin Mendy po lëndohet shpesh dhe nuk po mund të fokusohen vetëm tek ai.

Tanimë janë etiketuar sikurse mesfushorët që do të synohen, ashtu edhe mbrojtësit, me nga tre në secilën pozitë.

Në anën tjetër për mbrojtës të krahut të majtë synohet njëri nga Ben Chilwell i Leicester Cityt, Junior Firpo i Real Betisit dhe Faouzi Ghoulam i Napolit.