Grizemann do të luaj në një ndeshje miqësore, por nuk do të prezentohet në Camp Nou

Antonie Griezmann tashmë ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Atletico Madridit.

Francezi tash e sa ditë po raportohet se do të bëhet lojtari më i ri i Barcelonës, por kjo e fundit për momentin po has në vështirësi rreth sigurimit të 120 milionë eurove për transferimin e sulmuesit.

Sidoqoftë, gazeta sportive spanjolle, Marca, sot ka zbuluar se futbollisti nuk do të prezantohet para publikut dhe se do të debutojë në një ndeshje miqësore.

“Grizemann nuk do të prezantohet para shikuesve në Camp Nou si të tjerët shkaku i sigurisë fizike. Ai do të mbajë një konferencë për shtyp për mediat”, shkruan gazeta në artikull.

Ajo më tutje tregon se lojtari do të debutojë kundër Arsenalit, në kuadër të turneut të përvitshëm, Joan Gamper Trophy, i cili do të mbahet më 4 Gusht.

Ndryshe, Griezmann po refuzon që të paraqitet në stërvitjet e madrilenëve, të cilët për momentin kanë ndërprerë transferimin e lojtarit pasi në internet rrodhën informacione se futbollisti kishte arritur marrëveshje personale me blaugranat në mes të kampionatit të La Ligës