Gotze drejt Premierligës, e kërkojnë këto dy skuadra

Mario Gotze pritet të largohet nga Borussia Dortmund gjatë verës, me gjermanin që dëshiron të nis një sfidë të re.

Kontrata e 28 vjeçarit do të përfundojë me 30 qershor, dhe sipas Bild Sport një zgjatje tjetër është e pamundur.

Kjo do të thotë se mesfushori do të jetë në kërkim të një klubi të ri, dhe po kërkohet në disa liga evropiane.

Gotze ka duruar një sezon zhgënjyes në Dortmund, duke startuar në vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha garat.

Everton dhe West Ham janë përmendur si destinacionet e mundshme për fituesin e Kupës së Botës.