Gonzalo Higuain: Ne i dimë dobësitë e skuadrave angleze

Gonzalo Higuain ka thënë se skuadrat angleze janë të dobëta në fazën defanzive.

Juventusi eliminoi Tottenhamin nga Champions League edhe pse anglezët treguan lojë të mirë, por rezultati ishte në favor të italianëve, transmeton Periskopi.

 “Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre si Tottenham, të cilët gjithmonë japin më të mirën dhe janë agresivë, por ne e dimë që te skuadrat angleze gjithmonë ka mangësi në mbrojtje dhe kjo na lejon neve që të kemi më shumë mundësi,” ka thënë ‘El Pipita’.

‘Zonja e Vjetër’ në rundin e ardhshëm mund të takohet përsëri me një skuadër angleze pasi Liverpool dhe Manchester City i kanë siguruar ndeshjet çerekfinale, derisa në lojë për t’u kualifikuar janë edhe Manchester United dhe Chelsea që do të zhvillojnë ndeshjet e kthimit në mesjavë.