“Goli i karrierës”

Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kmapionëve pasi mposhti Atleticon me rezultat 1:0. Hero i ekipit mbretëror ishte sulmuesi meksikan Javier Hernandez, i cili shënoi golin e fitores pak minuta para përfundimit të ndeshjes.

Pas ndeshjes ‘Chicharito’ ka thënë se ky është goli më i rëndësishëm i shënuar në karrierën e deritanishme.

“Derbi i Madridit kohëve të fundit nuk i kanë sjellë shumë momente pozitive Realit, i cili nuk kishte fituar ndaj tyre që nga finalja e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar”, ka deklaruar Hernandez.

“Ky është goli më i rëndësishëm i karrierës sime. Kjo më jep besim dhe gjithashtu Cristiano Ronaldo më ka ndihmuar”, ka theksuar ‘Chicharito’ i cili këtë gol ia dedikon të gjithë atyre që e kanë mbështetur.