Golden Eagle Ylli në finale të Kupës së Kosovës

Golden Eagle Ylli ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës, duke e mposhtur në gjysmëfinale KB Bashkimin, me rezultat 79-69.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën ‘Mizahir Isma’ u ndoq nga 2500 tifozë, të cilët ishin dëshmitarë të një ndeshje tejet interesante.

Ylli e nisi më mirë ndeshjen kur fitoi çerekun e parë me rezultat 24:12, por KB Bashkimi u rikthye në çerekun e dytë, të cilin e fitoi 23:14.

Çereku i tretë doli të jetë vendimtar, me Yllin që e fitoi 18:11.

Në çerekun e katërt, skuadrat barazuan 23:23, me Yllin që siguron finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Suhareka në finale do të takohet me fituesin e sfidës KB Rahoveci – KB Peja.